Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio tha se Qeveria italiane po negocion në Europë për të shmangur të ashtuquajturat “korridore” që përjashtojnë qarkullimin në disa vende dhe për të rifilluar turizmin evropian më 15 qershor.
Ai tha se qëllimi është të rindizet motori I turizmit njëherazi në të gjithë Evropën
“Gjermania po synon të rihapet më 15 qershor duke këshilluar njerëzit të shkojnë me pushime në vendet e tjera, ndërsa me Austrinë dhe me vendet e tjera po punojmë për t’ia arritur kësaj”, shtoi ai.
‘Të katër vendet e ashtuquajtura ‘të kursyera’ të BE-së duhet të kuptojnë se nëse dikush bie, të gjithë bien. Deri tani u morëm me masat për të ndihmuar sipërmarrësit dhe profesionistët, kjo nuk mjafton, dhe në këtë nuk mjafton duhet të jenë edhe negociatat me BE-në”, shtoi ai duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me negociatat në vazhdim e sipër për fondin e rimëkëmbjes.
”Në këtë lojë Bashkimi Europian po zgjedh nëse duhet të ekzistojë. Unë nuk mendoj se është çështje dalja ose hyrja në BE: është çështje e së ardhmes. Besoj se BE ka gjithçka që duhet për të shkruar një të ardhme të re përmes Fondit të Rimëkëmbjes”, theksoi ai.