Prezantuesja e njohur italiane Milly Carlucci do të jetë e ftuara speciale në finalen e madhe te Edicionit të 5-të të “Dancing with the Stars Albania”.
E njohur për publikun italian si prezantuese, aktore dhe këngëtare, Camilla Patrizia “Milly” Carlucci ka arritur kulmin e suksesit dhe famës vitet e fundit me drejtimin e formatit Ballando con le stelle (Dancing with the Stars), i cili ka një audiencë të lartë në Itali, nga viti 2005 vazhdon të mbetet një nga më të pëlqyerit e teleshikuesit italian. Carlucci ka pranuar me kënaqësi ftesën e producentes Holta Dulaku për të qenë kumbare e finales së madhe të “Dancing with the Stars” që do të zhvillohet të hënën e ardhshme në teatrin e Vizion Plus.