Javën e ardhshme në Milano, Itali pritet të votohet ligji më i ri i cili ndalon qytetarët të konsumojnë cigare në ambjentet e gjelbëruara.
Ky vendim është marrë për të përmirësuar cilësinë e ajrit, i cili pritet të hyjë në fuqi në datën 1 janar 2021.
Qytetarët mund të konsumojnë duhan vetëm në vende të izoluara ku është e mundur të respektohet distanca prej të paktën 10 metra nga njerëzit e tjerë.
Në propozimin e nënshkruar nga drejtorët Filippo Barberis (udhëheqësi i grupit Pd), Enrico Fedrighini, Laura Specchio, Bruno Ceccarelli dhe Alessandro Giungi ishte dhe një pikë tjetër kyçe e ciloa mund të përkthehet si një goditje për duhanpirësit.
Duhani do të ndalohet dhe në stacionet e autobusëve, parqe dhe stadiume.