Besoj se të gjithë e mbani mend formatin e Bledi Strakoshës në Report TV, “Miku im ka 4 Putra”, programi i cili solli për të gjithë shikuesit një format ndryshe në ekranin shqiptar kushtuar kafshëve dhe i pari që u realizua në teknologjinë 4K Ultra HD.
Pas disa vitesh mungesë në ekran, “Miku im më i mirë ka 4 Putra” kësaj rradhe vjen sërish në ekran, duke u përqëndruar këtë sezon nën kanalin kryesor të Televizionit Shqiptar me disa ndryshime.
Tashmë “Miku im më i mirë ka 4 Putra” do të titullohet si “Miku im më i Mirë”. Këtë sezon formati do të vijë me një edicion për fëmijë duke i dedikuar krejtësisht kësaj moshe marëdhëniet me kafshët shtëpiake.
Nën drejtimin e Bledi Strakoshës dhe bijës së Hervin Culit, Nohës, “Miku im më i Mirë” do të përmbajë disa rubrika si Histori Personale, ku një fëmijë ose adoleshent së bashku me një pjestar të familjes do të tregoi historitë personale me kafshën e tij shtëpiake.
Veterineri dhe vogëlushet e kopshteve të Tiranës do të vendosen në qëndër të vëmëndjes në një tjetër rubrikë. Ku “doktori i kafshëve” së bashku me një kafshë do t’u flasi fëmijëve se si të kujdesen për kafshët.
Formati do të përmbajë gjithashtu edhe kuriozitete dhe informacione mbi kafshët, por nuk do të mungojnë as kamerat gazmore.
“Miku im më i Mirë” do të vijë çdo të premte në orën 16:30 në ekranin e RTSH1./IMA/