Këngëtari me famë botërore Mika do të jetë protagonistë i formatit më të ri të Rai 2 sezonin e ri televiziv.
Pas suksesit si një nga gjytarët e XFactor Italia, Mika do të realizojë në kanalin Rai 2 një format të zhanrit one man show, të përbërë nga katër episode që do të transmetohet në prime time këtë nëntor. Nëpërmjet këtij formati këngëtari do të tregojë udhëtimin e tij në Itali, vendin që “adoptoi” me aq dashuri duke e bërë atë një prej personazheve më të rëndësishëm të momentit. Një histori ku do të shfaqet karakteri i personazhit kontroversial me një këndvështrim të tijin rreth vendit që e priti dhe emocioneve që këngëtari ka përjetuar me njohjen më nga afër të Italisë dhe qytetarëve të saj. Një udhëtim plot argëtim, muzikë, me artistë të njohur ndërkombëtar dhe kombëtar, me histori të vecanta personale me njerëz jo të famshëm që këngëtari ka pasur mundësi t’i njoh gjatë qendrimit të tij në Itali.
Programi do të ketë gjithashtu në fokus tema të ndjeshme, vecanërisht ato që prekin gjeneratën e re, në një rrugëtim të drejtuar nga vetë artisti që më mirë se askush tjetër përfaqëson në vetvete kompleksitetin e kohëve moderne dhe në të njëjtën kohë gjetjen e një gjuhe universale për interpretimin e fenomeneve që jetojmë në ditët tona.