Njerëzit në Francë injoruan paralajmërimet e policisë për të vendosur një shtetrrehim për Covid në orën 08:00 pasdite. Grumbullime dhe festa u raportuan në Marsejë dhe Brittany.
Rreth 2,500 njerëz morën pjesë në një festë të paligjshme në Brittany, të cilët vinin nga qytete të ndryshme të Francës, sipas deklaratës së prefekturës së Ille-et-Vilaine.
Disa oficerë të zbatimit të ligjit u plagosën kur pjesëmarrësit në festë hodhën gurë dhe shishe mbi ta ndërsa u përpoqën të prishnin eventin në Lieuron dhe një automjet policie u dogj. Në Marsejë, policia shpërndau një grumbullim të paligjshëm me 300 vetë të pranishëm – mbi 150 nga njerëzit u gjobitën për shkeljen e shtetrrethimit.
Franca ka numrin e pestë më të lartë të rasteve të konfirmuara Covid-19 në botë me gjithsej 2.6 milionë. Numri i vdekjeve është mbi 64,000 njerëz.