Microsoft blen kompaninë e lojërave video Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë.
Kjo është bërë e ditur nga gjigandi i Redmond në një shënim, duke nënvizuar se do të paguajë 95 dollarë për çdo aksion të Activision.
Transaksioni është i gjithi me para në dorë dhe është miratuar nga bordet drejtuese të të dy kompanive.
Me këtë blerje, kompania Redmond bën blerjen më të madhe në historinë e saj. Marrëveshja është e fundit në rend kronologjik në botën e videolojërave. Ditët e fundit, Take-Two bleu Zynga, kompaninë që zotëron FarmVille, për 12.7 miliardë dollar.
Microsoft me Activision Blizzard do të bëhet gjigandi i tretë në botën e videolojërave nga të ardhurat pas Tencent dhe Sony. “Blerja do të përshpejtojë rritjen e Microsoft në lojëra” dhe do të jetë një nga komponentët e metaverses, thotë kompania e kryesuar nga Satya Nadella. “Lojërat janë kategoria më dinamike në argëtim në të gjitha platformat dhe do të luajnë një rol kyç në zhvillimin e metaverses,” thotë CEO. Blerja përfshin marka ikonike si Warcraft, Diablo, Overwatch, Call of Duty dhe Candy Crush.