Në këtë mënyrë, është bërë kompania botërore më e çmueshme me aksionet e së cilës tregtohet në berzë sepse raporti për afarizmin e prodhuesit amerikan të iphone i ka deshpruar pritshmëritë. Në tregtimin e World series, deri në orën 10 e 30 sipas kohës së Amerikës Lindore, Microsoft ka pasur tregun e kapitalizuar në shumën prej 2.45 bilionë dollarë, ndërsa Apple ka shënuar 2.41 bilionë dollarë, transmeton CNBC, përcjell Buletini Ekonomik.
Apple ka njoftuar të enjten mbrëmë se nga korriku deri në shtator, që është 4 mujori i katërt fiskal i kompanisë, ka realizuar të hyra në shumë prej 83.4 miliardë dollarë për shkak të problemeve në zingjirët e furnizimit.
Në World series kanë parashikuar që kjo shumë të jetë 84.3 miliardë dollarë.
Drejtori kryesor ekzekutiv i Apple, Tim Kuck, ka thënë se minusi e të hyrave është vlerësuar në 6 milardë dollarë dhe se pret që problemet në zingjirin e furnizimit të përkeqësohën gjatë tremujorit tetor-dhjetor.
Edhe pse shitja e iphonit në Apple është rritur për 47 për qind krahasuar me vitin paraprak, edhe kjo shitje ka deshtuar në raport me pritshmeritë e analistëve.
Në anën tjetër Microsoft këto ditë ka njoftuar se ka realizuar 22 për qind më shumë të hyra gjatë tremujorit të parë fiskal në raport me të njejtën periudhë të vitit të kaluar, që ka qenë rritja më e shpejtë që nga viti 2018.
Aksionet e Microsoft në tregtimin e sotshëm paradite kanë kërcyer në afro 47 për qind, ndërsa ato të Apple janë rritur për rreth 11 për qind.
Apple është kompania e parë në botë e cila ka arritur kapitalizimin e tregut prej 1 bilionë dollarësh në vitin 2018, dhe e para e cila e ka tejkaluar nivelin e 2 bilionë dollarësh.