Michael Jackson do të ketë një biopic të dedikuar: Pas suksesit të madh të filmave si “Bohemian Rhapsody”, “Elvis” dhe “Rocketman”, të fokusuar tek figura legjendare si Elton John dhe Freddie Mercury, nuk mund të mungonte një biopic dedikuar Mbretit të Popit.
Që në vitin 2019, dhjetë vjet pas vdekjes së Michael Jackson, ishte njoftuar realizimi i një biopic nga ana e Graham King, prodhuesit të “Bohemian Rhapsody”. Pandemia ndaloi projektin në fillimet e tij: por tani projekti duket se është gati të nisë sërish, dhe kemi më shumë detaje që na bëjnë të shpresojmë. Kemi një yll, një datë daljeje, emrin e një regjisori dhe një titull: “Michael”. Me një dalje në kinema të parashikuar për 18 prillin 2025 (gjatë fundjavës së Pashkëve), “Michael” do të shpërndahet nga Lionsgate dhe Universal Pictures: biopiku do të drejtohet nga Antoine Fuqua dhe do të bazohet në skenarin e John Logan. Kjo është sinopsi zyrtare e “Michael”: “Michael do t’iu ofrojë publikut një portret të sinqertë dhe tërheqës të njeriut të jashtëzakonshëm dhe të komplikuar që do të bëhej Mbreti i Popit. Filmi paraqet fitoret dhe tragjeditë e tij në një shkallë epike dhe kinematografike – nga ana e tij njerëzore dhe betejat personale te gjenialiteti i tij i padiskutueshëm kreativ, të shfaqur përmes performancave të tij më ikonike. Si kurrë më parë, publiku do të ketë mundësinë të shikojë nga brenda një nga artistët më ndikues dhe novatorë që bota ka njohur ndonjëherë”.
Fuqua ka deklaruar se nuk do t’i bëjë asnjë kompromis figurës së Jackson dhe është i vendosur të tregojë “të mirën, të keqen dhe të shëmtuarën”. Kush do të interpretojë yllin ikonik? Jaafar Jackson, nip i Michael, do të hyjë në rolin e legjendës: kjo është interpretimi i parë për 27-vjeçarin. Nëna e Michael, Katherine Jackson, ka shprehur mbështetjen e saj: “Jaafar është përfaqësimi perfekt i djalit tim. Është mrekulli të shohësh se si ai po vazhdon trashëgiminë e Jacksons si artistë dhe argëtues”.