Sot në “Për’puthen” siç ishte lajmëruar hyri dhe Mevlani.
Hyrja e tij shkaktoi disa polemika e mund të themi se Mevlani nuk u prit dhe aq mirë sa Ana ditën e djeshme, si nga disa vajza, por edhe nga djemtë.
Po një nga vajzat që e priti me buzëqeshje ishte konkurrentja e re nga Kosova, Rrushja, detaj, i cili u evidentua edhe nga Arjani.
Ajo nuk e la me kaq, por i kërkoi një këngë dhe përgjigjen e Mevlanit nuk e prisnim.
“Fillove direkt me preferenca? Ato që kanë marrë këngën e kanë merituar këngën”,– i tha ai.
“Unë e meritoj edhe më shumë”,- i tha Rrushja.
“Dy t’i bëj se kam problem”,- i tha më pas Mevlani.
Rikujtojmë se Mevlani dhe Ledjana mund të mos jenë më bashkë, por kënga qe ish-konkurrenti i Për’puthen i kushtoi asaj nuk mund të harrohet lehtë, edhe pse tashmë me disa ndryshime. Mevlani u rikthye në Për’puthen Prime për të performuar versionin e ri, por të gjithëve iu duk se dëgjuan emrin e Ledjanës, madje Arjani tha se është e njëjta.
Pjese nga biseda
Bora: Mevlan ti përpiqu sa të duash po në prapë Ledjana dëgjuam te kjo kënga
Arjani: O Mevlan po këngë e re ishte kjo. Po e dinim këtë përmendësh, erdhe deri këtu për të dëgjuar këtë.
Mevlani: Nuk jam nisur me idenë që do përpunoj këngën e vjetër. Mua ma kanë proprozuar.