Ditën e djeshme Ledjana bëri të ditur se nuk do të jetë më pjesë e “Për’puthen”. Ajo u shpreh se vendimi i saj për largimin nga “Për’puthen” nuk ka lidhje fare me Mevlanin.
Ndërkohë sot në emision u diskutua në lidhje me këtë largim të Ledjanës. Bora Zemani tha se Ledjana u ka kërkuar që të mos jetë më e pranishme në emision, për të reflektuar me veten. Në lidhje me këtë situatë foli edhe Mevlani, i cili u shpreh shumë i zhgënjyer nga veprimet e Ledjanës. Madje ai ngriti dyshimet se Ledjana mund të ketë diçka që nuk dëshiron ta tregojë dhe kërkoi sinqeritet prej saj.
“Kam komunikuar me Ledjanën vetëm me mesazhe. Thotë që është mërzitur, do kohë. Nuk e di me çfarë është mërzitur, ndoshta i janë grumbulluar të gjitha ngjarjet një nga një. Nuk e di për çfarë është mërzitur realisht. Unë kam qenë shumë i afruar me Ledjanën, i kam ndenjur shumë afër. Nuk e kam dashur kurrë këtë përfundim kaq të hidhur.
Nuk dua ta quajë përfundim, por realiteti flet vetë, unë jam në studio, ajo nuk është. Unë për asnjë moment nuk kam luajtur me ndjenjat e Ledjanës dhe nuk e kam hedhur poshtë që ta meritoj këtë gjë. Nëse do ishte e sinqertë nga ana e Ledjanës, ajo duhej të ishte sot në studio që mos t’i lëmë gjërat varur, pezull. Dhe nëse do ishte dikush në vendin tim, do mendonte se ka diçka në këtë mes. Do ishte më mirë nga ana e saj të tregonte sinqeritet, nëse ka diçka”, u shpreh Mevlani i zhgënjyer.
“Më vjen keq që përmend familjen në disa raste, që thotë nuk bëj takim romantik për shkak të familjes, kur Ledjana poston foto nga vaska me bikini. Ajo nëse ka diçka ta thotë publikisht , unë nuk mbaj njeri me zor”, shtoi ai më tej.
Në fund Bora tha se Ledjana do të marrë gjithë kohën e nevojshme për të reflektuar dhe mund të rikthehet në emision në çdo moment me shpresën se gjërat mund të përfundojnë mirë.