Presidenti i vendit Ilir Meta iu përgjigj interesimit të gazetarëve në Malësi të Madhe dhe komentoi çështje të aktualitetit politik, por jo vetëm.
Ai sqaroi edhe ndarjen me Fatos Nanon dhe arsyen pse vendosi të krijonte parti të vetën. A po i zini vendin z. Basha duke u sjellë si kandidat për kryeministër?
Meta: Janë gjera të parëndësishme për mua si politikan këto. Unë kam qënë kryeministër para 20 vitesh, jam krenar që gjysma e rrugëve që ka Shqipëria janë bërë në atë kohë. Nuk kam këtë shqetësim, por po ju them se nga PS kam ikur kur Nano donte të bëhej patjetër President. Ne kishim 84 vota, por u bë një faull dhe arritëm 87, PPE doli me një rezolutë në atë kohë, se Presidenti nuk mund të zgjidhej me aq vota, se kjo gjë minonte integrimin.
Unë besoj se ne do i çelim negociatat dhe kushdo del përpara do e shkelim. Unë i thashë Nanos nuk e rrezikoj Shqipërinë për ty. I thashë se duhet të ecim drejt integrimit të Shqipërisë. Nuk jam i penduar për këtë. Para demokracisë nuk bëj kompromise, s’kam frikë nga zgjedhjet, Shqipëria në integrim nuk është vonuar asnjë sekondë nga Ilir Meta”,- tha ai.