Fiks Fare solli sot skandalin e radhës në arsim, ku një mësuese pranon se dhunon psikologjikisht dhe fizikisht nxënësen e klasës së saj.
Një vajzë 8-vjeçare, nxënëse në klasë të tretë në një shkollë fshati në Tepelenë është dhunuar vazhdimisht nga mësuesja e saj.
Mësuesja Rudina Çibuku pranon se e ka sharë dhe goditur disa herë nxënësen, duke u justifikuar se vajza 8 vjecare është fëmijë i vështirë
Denoncimi në Fiks Fare
Gazetarët e Fiksit shkuan në Tepelenë, në shkollën “Xhevi Çela” në fshatin Izvor. Takuan Esiadën dhe mamin e saj. Xhevo Çela tregon dhunën, ndërsa thotë se kjo dhunë ka sjellë acarim të vajzës, deri aty sa nuk do të shkojë në shkollë. Mamaja e Esiadës thotë për Fiksin se është shumë e shqetësuar për vajzën e saj, pasi ka një vit e gjysmë që mësuesja e saj ushtron dhunë të vazhdueshme. “Vajzën ma rreh mësuesja, i thotë budallaçkë, hajdute, i përplas kokën në dërrasë” shprehet Xhevoja me lot në sy. Ajo ka kërkuar disa herë ndihmën e drejtorit të shkollës, por që asnjëherë nuk ka marrë zgjidhje. Kjo e ka detyruar ti drejtohet Fiksit. “Ju lutem më ndihmoni e kam litarin në fyt” thotë ajo.