Në një botë apo epokë si kjo e jona, e mbushur me varfëri e kapitalizëm, mendoj që ky serial është një metaforë shumë e saktë.
Në këtë seri mund të shohim një pasqyrim aktual të shumë pjesëve të botës, ku shumica e njerëzve të varfër janë të mbushur me kredi e borxhe, dhe nëse ju vie mundësia e fitimit të parave, ata do bënin c’mos për ti mbuluar borxhet në mënyrë që të jetojnë një jetë normale.
Në fillim të serisë shfaqet protagonisti i serisë në këtë mënyrë, i mbuluar me borgje, pa të ardhura financiare, me një jetë mizore, dhe në një moment shfaqet duke luajtur lojëra fati, por edhe pasi fiton atij i duhet që ato para ti jap për mbulimin e borgjeve.
Një organizatë e dyshimtë krijon një lojë apo kontest për këta persona, personat të cilët janë në grykën e borxheve dhe me një jetë të varfër, të rraskapitur nga jeta. Një person i takon me qindra njerëz të tillë në atë mënyrë duke ju ofruar 10.000 ëon(Para vendore e Koresë), dhe i fton që të regjistrohen për atë kontest, normal në atë fazë të jetës shumica e atyre njerëzve do të pranojnë.
Në jetën reale në luajme lojëra fati, me kuaj apo kafshë tjera, në këtë rast është e njejta gjë vetëm me njerëz, dmth persona shumë të pasur japin shumë para për një njeri të caktuar (Numër) në mënyrë që i njejti të fitoj. Kjo më duket një metaforë e jetës reale, ku pjesa më e madhe e jetës koordinohet nga të pasurit e jo nga të varfërit, gjthashtu ky serial me kujtoi shumë pjesë të filmit “Parasite” e “The platform” ku pak a shumë shtjellohen të njejtat tema në mënyrë të ngjajshme.
Ështe shumë e dhimbshme se si një person është në gjendje edhe të vendos jetën e tij në risk vetëm për para. Në seri kur pjesëmarrësit mësojnë rregullat e këtij kontesti të them, ata në një moment duan që të rikthehen në jetën e tyre paraprake, ju lejohet kjo gjë, por ata edhe kur rikthehen e shohin që nuk kanë ku të kthehen, duke nënkuptuar që janë të mbushur me borxhe, disa pa familje të vetëm, dhe sipas tyre do bënin cdo gjë vetëm për para, në këtë mënyrë duke i’u rikthyer lojës për së dyti.
Ky serial mund të jetë shume mizor e drithërues, e shumë i rëndë, por unë mendoj që gjëra të tilla mund të ndodhin edhe në jetë reale, ku trafikimi i organeve, kapitalizmi, borxhet e varfërizmi mbizotërojnë. Squid Game është një seri e përkryer me vetëm 9 episoda, dhe ndoshta ndër seritë më të vecanta nga netflix apo në përgjithsi që ju mund të shihni.
Squid Game është një pasqyrim drithërues i nënshtresave të varfëra, por edhe e të pasurve, sepse në seri ata janë origjina e kësaj, apo nisja e kësaj loje.
Squid Game mund t’ju hap sytë për shumë gjëra, e sidomos për paranë, dhe gjëra të vogla-tjera që nuk jemi falenderues.
Kinematografia koreane gjithë herë po shkon në ngritje dhe po merr vëmendjen e merituar.