Vendimi i radhës për mësimdhënien online do të merret në varësi të dinamikës së situatës të krijuar nga pandemia. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, u shpreh për ABC se e vetmja gjë që dihet deri më tani është se pushimet e dimrit këtë vit do të zgjasin më shumë.
“I vetmi sinjal që kemi është që pushimet dimërore do të jenë më të gjata. Akoma nuk e kemi vendosur nëse do të jetë 11 apo 18 janar fillimi i shkollës. Theksoj se dinamika e pandemisë do të ndikojë në vendimmarrje.”- u shpreh ajo.
Ndër të tjera, Kushi theksoi se do mësimi online nuk është i njëjtë me atë fizik, por është kjo strategji është e nevojshme për parandalimin e Covid-19.
Zgjatja e ditëve të pushimeve të dimrit, ishte një vendim që u shqyrtua më herët nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, bashkë me afrimin e orës policore.