A mund të përdoret pornografia si një burim edukimi? Duke pasur parasysh nivelin e dobët të edukimit seksual të ofruar në shkolla, për shumë adoleshentë përgjigja duket se është “po” edhe pse në të vërtetë, një video porno sigurisht nuk ofron mësimin e duhur në këtë drejtim.
Prandaj, Pornhub, destinacioni kryesor në internet për argëtimin e të rriturve, ka nisur Pornhub Sex Ed, një seri e re videosh që ofron informacione dhe këshilla kryesore për edukimin seksual për shikuesit përmes udhëzimeve nga ekspertët e shëndetit seksual dhe mirëqenies. Kanali është gjithashtu i aksesueshëm moshën nën 18 vjeç.
“Për shumë njerëz, ekspozimi i tyre i parë i vërtetë ndaj imazheve seksuale vjen nga kultura popullore, ku drama dhe vlera e argëtimit shtrembërojnë seksin e vërtetë”, tha Corey Price, zëvendës president i Pornhub, në një deklaratë.
Faqja argëtuese me pullë të kuqe ngarkoi serinë në platformë dhe në Pornhub Sexual Wellness Center, një portal që u siguron përdoruesve informacione dhe këshilla mbi seksualitetin, shëndetin seksual dhe marrëdhëniet. Me 11 videot e para të publikuara, Pornhub synon t’u sigurojë shikuesve informacion të saktë mbi anatominë mashkullore dhe femërore, komunikimin gjatë marrëdhënieve seksuale, masturbimin dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Të gjitha informacionet e rëndësishme për aktivitetin e shëndetshëm seksual.
Në serial ka edhe një video që shpjegon se si të bëni seks të sigurt gjatë pandemisë së shkaktuar nga Covid-19. Të gjitha videot komentohen nga mjekë, ekspertë dhe studiues. “Misioni ynë është të ndajmë informacion cilësor dhe vazhdojmë të shqyrtojmë mënyra se si mund ta bëjmë këtë jo vetëm në një mënyrë edukative, por edhe në një mënyrë argëtuese. Shumë njerëz kanë pyetje në lidhje me seksin, kështu që ne shpresojmë që seriali ynë të sigurojë gjithashtu imazhe për t’iu përgjigjur atyre pyetjeve”, komentoi Laurie Betito, drejtoresha e Pornhub Sexual Wellness Center./IMAlbania.com