Modelja e njohur Belinda Dragoti, e cila u bë e njohur si velina e emisionit “Xing me Ermalin”, ka thënë se burrat para se ta takonin mund ta paragjykonin dhe të kishin qëllime të tjera për të, por kur e kanë takuar janë surprizuar dhe kanë tërhequr mbrapsht paragjykimet apo mendimet që kishin për të.
E pyetur nëse ka një mashkull në jetën e saj, Belinda ka refuzuar të përgjigjet, ndërsa tregon se:
“Nëse dikush nuk e ka kapacitetin që të arrijë të më mbështesë dhe nga ana psikologjike tek ajo që unë kam zgjedhur, nuk besoj se do ishte diçka e mirë për karrierën time që unë të ndihem rehat me veten time sepse shoh shumë vajza që shkëputen, mbyllen nga televizioni, mbyllin Instagramet e veta dhe i lënë ëndrrat përgjysmë”.
Gjithashtu, ka treguar edhe në lidhje me Instagramin, ku shprehet se është një mënyrë e mirë për të nxjerrë fitime me produktet promocionale, ndërsa tregon se shuma më e madhe që ka marrë vetëm për një postim ka qenë 1.500 euro.