Dy net më parë, ndërsa kryeministri Edi Rama ishte në një lidhje direkte me emisionin “Open”, një mesazh i erdhi gazetares, Eni Vasili nga numri i liderit të opozitës Lulzim Basha. Sipas mesazhit, Basha pyeste Ramën nëse ishte i gatshëm që t’ia linte atij pushtetin.
Ndërkohë, PD-ja ka thënë se kryedemokrati nuk i ka dërguar një mesazh të tillë gazetares Vasili.
Përfaqësuesi i PD-së, Endri Hasa dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi i kanë dërguar një letër kompanisë celulare Vodafone Albania, për të verifikuar mesazhin e dërguar.
Vodafone i është përgjigjur letrës, duke thënë se ky mesazh është dërguar nga një platformë e huaj, jashtë rrjetit Vodafone, ku në ID e dërguesit është vendosur numri i Bashës,dhe se nuk rezulton si sms e vërtetë dërguar nga numri i tij.