Kryeministri Edi Rama ka uruar qeverinë e re të Kosovës, e cila u miratua sot nga Parlamenti vendas.
Ndryshe nga miratimi i qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, kur Rama zgjodhi heshtjen, kësaj here, ai uron “rrugëtim të mbarë” edhe për opozitën atje, duke nënkuptuar Lëvizjen Vetëvendosje.
“U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre, me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik, do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën”, shkruan Rama në Twitter.