Në filmin më të fundit të Netflix, “Don’t Look Up”, ai luan rolin e një shkencëtari, i cili e kupton se, edhe pse ka zbuluar se një kometë e madhe po shkon drejt Tokës, publiku i gjerë dhe autoritetet nuk do të bëjnë asgjë për këtë.
Sipas DiCaprios, “Don’t Look Up” është “një analogji e kulturës moderne dhe paaftësisë sonë për të dëgjuar të vërtetën shkencore’.
Nëse kjo të godet, ndoshta është për shkak të pandemisë COVID-19, ylli i Hollywoodit e bën të qartë se si njerëzimi përballet me rrezikun e afërt dhe si reagojnë liderët botërorë ndaj tij.
Në film, personazhi i DiCaprios nuk është i vetmi që lutet për mbijetesën e njerëzimit. Atij i bashkohet Kate Dibiasky (Jennifer Lawrence), një studente e Michigan që zbuloi kometën dhe Teddy Oglethorpe (Rob Morgan), kreu i Zyrës së Koordinimit të Mbrojtjes Planetare të Shteteve të Bashkuara.
Pretendimet e treshes, megjithatë, priten me skepticizëm nga zyra e Presidentit dhe publiku i gjerë, pasi askush nuk dëshiron të dëgjojë lajme të zymta dhe preferon të besojë se gjithçka do të shkojë mirë.
Sipas regjisorit të filmit, Adam McKay, qëllimi ishte të përcillte urgjencën e ndryshimeve klimatike duke i lejuar njerëzit të qeshin, pasi ai mendonte se komedia mund të ndihmonte në unifikimin e pikëpamjeve të ndryshme politike.
“Pas pesë deri në 10 vitet e fundit të çmendura që kemi pasur të gjithë në të gjithë planetin, ndjenja ime ishte se ‘Zot, a nuk do të ishte mirë të qeshja me disa nga këto ngjarje’”, ka thënë në vijim McKay.
Ishte një përpjekje e fundit për t’i bërë qytetarët të kenë interes për fundin e afërt të ditëve tona në Tokë për shkak të krizës klimatike.
Ka të bëjë me vështirësitë për t’i detyruar të pa-interesuarit të kujdesen, në shembullin konkret për një kometë gjigante që po shkon drejt Tokës dhe që njëherësh mund të sjellë edhe zhdukjen e njerëzimit.