Dy konkurrentët e Për’puthen Mevlani dhe Ledjana kanë vendosur ditën e sotme të dalin bashkë nga emisioni, por duke thënë se nuk po dalin si çift. Pas disa ditësh mungesë, Ledjana është kthyer sot në studio, duke sqaruar vendimin e saj dhe marrëdhënien me Mevlanin. Ajo tha se ka ndjenja për të, por është e pasigurtë, duke u shprehur se për këtë kanë ndikuar shumë veprime të Mevlanit që janë akumuluar me kohën. E pyetur nga Bora nëse do donte të dilte çift me Mevlanin, konkurrentja nuk u përgjigj, por qëndroi në heshtje.
Sakaq, edhe Mevlani njoftoi sot se ka vendosur të largohet përfundimisht nga emisioni, duke u shprehur se nuk ka më arsye të qëndrojë aty. Edhe ai u shpreh i pasigurtë për marrëdhënien e tyre, teksa pyetjes nëse do dilte çift me Ledjanën, iu përgjigj duke thënë se e dha vetë Ledjana përgjigjen. Mirëpo, më pas ata kërcyen në studio duke harruar ç’ka thanë e duke u shfaqur shumë të afërt.
Pas asaj puntate dhe atyre fjalëve që Ledjana shprehu në studio, disi më preku dhe më ftohu dhe mua. Normal që njeriu ftohet pas gjithë asaj euforie që mund të kesh për ta bërë për vete, por kur një person të vë barrierën në mes dhe ka gjithmonë ankesa ndaj teje, kot që lodhesh. Edhe kurrë mos ta njohësh një person, një gjest të vogël të bëjë mund të kthehesh. Për diçka që mund të të ketë lënduar që nuk është fundi i botës, por në momentin që personi të ka ndejtur afër kërkon ta shërojë atë plagë, edhe ti i vë diçka në mes, nuk e di cfarë të bëj dhe unë.
Një moment prekës ishte ai kur opinionisti Arjan Konomi teksa fliste për Mevlanin shpërtheu në lot duke shprehur konsideratat maksimale për të. Pas tij, u përlotën edhe Mevlani, Antonela dhe Ledjana. Ah, po! Në fund Mevlani dhe Ledjana shkëmbyen edhe një puthje në buzë.