Meri Shehu i ka vënë “flakën” shtëpisë së Big Brother VIP3, me një kërcim sensual krahë Meritonit dhe Albi Nakos.
Duke u vërtitur sa nga një partner në tjetrin, Meri ka mahnitur me performancën nën ritmet e “Kiss”, nga Tom Jones and Art Of Noise.
Kërcimi i shoqëruar nga rrotullime dhe lëvizje precise, ka nxjerrë në pah anën më të mirë të banores, rrugëtimi i së cilës në shtëpi përgjatë këtyre 12 ditëve ka qenë një uragan i vërtetë, i mbushur me evente nga më të ndryshmet; përfshirë debatet dhe deri te përplasjet.