Vizion Plus këtë sezon mund ta quajmë plotësisht të sunduar nga serialet turke.
Pas Stina e Qershive, Dielli i Dimrit dhe sëfundmi edhe Mbretëresha e Natës, një tjetër serial turk vjen primetime në ekranin e Vizion Plus i titulluar “Mes Dy Dashurish”, i cili do te startoj te henen e 28 Nentorit 2016 ora 19:45.
Seriali një prodhim i vitit 2013, bazohet ne romanin bestseller te shkruar nga Peyami Safa. Seriali televiziv na prezanton dy realitetet e Stambollit: I pari, Fatih, fqinji I varfer ku jeton personazhi Neriman Sölmaz. Neriman eshte nje vajze e cila enderron te behet nje artiste e famshme. Ajo braktis studimet universitare ne vitin e trete. Ajo ka nje dashuri femijerie (Sinasin) I cili aktualisht studionte per muzike.
Lexo edhe: Meyrem Uzerli “zbarkon” në Vizion Plus
I dyti, quhet Harbie, ose Beyoğlu, i cili u perket shtresave te larta, dhe jeton ne lagjen moderne Europiane ku jeton Macit Arcaoğlu. Macit eshte djali I nje artisti (Inçi), dhe babai i tij eshte nje biznesmen (Kerim). Kerim kerkon qe Macit te martohet me vajzen e mikut te tij Selim Demirhan, Pelin. Selim eshte vellai i Nazan (e ema e Neriman) dhe xhaxhai i Neriman, por ai nuk do ta shohe ate per shkak te urrejtjes qe ka ndaj te atit te saj (Faiz).
Neriman ka nje mik qe quhet Fahriye;ata ndajne gjithçka bashke. Nje dite takohen me Pelin dhe motren e saj, Doug. Ajo e fton Neriman ne nje feste ne shtepine e Macit. Neriman shkon ne feste, dhe atje takon Macin. Maci bie ne dashuri me shikim te pare me Nerimanin, ndaj dhe e merr ate ne varke vetem. Neriman eshte e tmerruar nga ajo qe I kish ndodhur motres se Sinashit, Aslit, ndaj dhe hidhet ne uje, por Maci I vjen ne ndihme. Pas asaj dite ajo nis te frekuentohet me MAcin, dhe ne fund perfundon ne nje “happy end” ku ata do te martohen.