Burak Özçivit dhe Meryem Uzerli do të rikthehen në ekranin e vogël me dy projekte të reja. Aktorët të njohur për publikun shqiptar për rolet e tyre në serialin e suksesshëm “Sulejmani i Madhërishëm”, kanë firmosur tashmë kontratat me shtëpite e produksionit dhe çdo gjë është gati.
Në sezonin e ri televiziv Burak Ozciviti, do të jetë protagonist në një serial të ri që pritet të fillojë së shpejti xhirimet. Ndërkohë, producentët e projektit të ri janë në bisedime për të përzgjedhur aktoren protagoniste që do të luaj përkrahë aktorit. Kandidatet e mundshme janë Hazal Kaya, Hande Dofandemir dhe Merve Bolugur.
Viti 2015 do të riktheje në ekran edhe aktoren Meryem Uzerli e cila, siç edhe ju kemi informuar më parë, ka nënshkruar një kontratë me kanalin turk Star TV. Seriali ku aktorja është protagoniste parashikohet të fillojë transmetimin në Janar të vitit 2015, ndersa mbetet ende per t’u zbuluar aktori protagonist. Flitet se Kivaç Tatlitug është një nga emrat me te lakuar të industrise filmike për këtë projekt.