Pikërisht kur menduam se edhe pas daljes së Ledjana Prengës nga “Për’puthen”, kjo e fundit dhe Mevlan Shaba u rikthyen në krahët e njëri-tjetrit, të papriturat ndodhën. Pak ditë më parë ishte opinionisti Arjan Konomi ai që publikoi një video ku dyshja shfaqej shumë e afërt dhe konkurrenti e ish-konkurrentja dukeshin të dashuruar si në takimet e tyre romantike në ekran.
Por, nuk ka kaluar shumë kohë që kjo marrëdhënie të krisej dhe të nisnin nga “hiçi” thumbat për njëri-tjetrin. Ka qenë Mevlani i pari ai që postoi një InstaStory ku shkruante: “Respekt për femrat që bëjnë mashkullin për vete me tru… jo me trup”.
Nga ana tjetër Ledjana ka ndarë një video duke kënduar në makinë dhe bashkangjitur saj ka shkruar: “Ti shumë mirë aktron kur mashtron se kinse mu më don”.
Si të mos mjaftonin këto deklarata, ata kanë hequr njëri tjetrin nga Instagrami. Çfarë ndodhi?! Mbetet për t’u parë.