Ditën e sotme pas hetimeve të shumta disa mujore nga AGCOM (Agjensia Garante e Komunikimeve në Itali) dhe agjensisë së inteligjencës SecureBit, është finalizuar një nga operacionet më të mëdha përsa i përket piraterisë televizive në Itali.
Si pjesë e një operacioni ndërkombëtar të quajtue “Squosh” i inicuar nga Digitalb që ka nisur nga Italia dhe më pas do të përhapet në vende të tjera të Evropës, SH.B.A dhe Kanada, ditën e sotme autoritetet më të larta italiane si Agjencia Italiane e Inteligjencës SECUREBIT, në bashkëunim me IMG UK, AGICOM (Enti rregullator i Republikës Italiane) dhe organe të tjera hetimore, pas hetimeve disa mujore ka dokumentuar piraterinë e kryer nga NiMI TV në dëm të kanaleve dhe platformave Italiane televizive dhe Digitalb.
Ka qënë AGCOM që përmes një deklarate ditën sotme ka njoftuar përfundimin e këtij operacioni, njëherazi ka nxjerr detaje lidhur me serverat e kompanisë NiMI pjesë e shoqërisë SetPlex SH.P.K.
Sipas AGCOM, domain i NiMI TV është regjistruar nga Godaddy.com, LLC, në emër të një subjekti të paidentifikueshëm, i cili përfiton nga një shërbim anonimitet në rrjet përmes sistemeve të maskimit të të dhënave të përdoruesve të ofruara nga ndërmarrja Domains By Proxy, LLC me seli në 14455 N. Hayden Road, Scottsdale, Arizona, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe adresën e emailit nimitv@domainsbyproxy.com në faqen e nimitv.com;
Autoriteti gjithashtu ka zbuluar dhe kompaninë ku NiMI mban të gjitha hostimet për transmetimet të cilët rezultojnë se lidhen me kompaninë Leaseweb Netherlands Bv, me zyrë të regjistruar në Luttenbergweg 8 – 1101 Amsterdam (Holland), serverat e përdorur i atribuohen të njëjtës kompani , të cilat ndodhen në Amsterdam (Holland).
AGCOM ka urdhëruar të gjithë ISP-të (Ofruesit e Internetit) të bllokojnë aksesimin e plotë për të gjitha domain-et dhe serverat në pronësi të NiMI TV deri në datën 7 Maj.
InfoMedia Albania në vazhdim të informacioneve të vazhdueshme lidhur me operatorët piratë ju ka njohur dhe me mënyrën se si NiMI TV dhe TVALB, IPTV simotër e NimiTV që të dyja nën administrimin e shoqërisë SetPlex transmetonin në pirateri të plotë programet e Digitalb dhe pse ky i fundit në 1 Janar 2020 njoftoi zhbërjen për shkak të abuzimeve.
InfoMedia Albania e këtë operacion të zhvilluar me sukses e ka paralajmëruar dhe më herët, ndërkohë që NiMI TV dhe në Shqipëri është bllokuar nga AKEP lajm të cilin IMA e publikoi në fund të muajit të kaluar për shkak të piraterisë së përmbajtjeve.
Tashmë një numër i lartë abonentësh që e merrnin televizionin nga kjo IPTV, nuk kanë më akses në televizion. Raportimet e para kanë filluar në faqen e Facebook të kompanisë të cilët ankohen për mos qasjen në shërbim sipas atyre që IMA ka arritur të evidentojë. Të gjitha paratë e paguara nga abonenti ndaj një IPTV që nuk është e licensuara, tashmë janë të humbura.
Kjo është dhe arsyeja pse çdokush duhet të verifikojë paraprakisht shërbimin televiziv që merr dhe mos të joshet nga çmimet e lira. Duhet të dimë të gjithë që marrja e shërbimit premium të televizionit është relativisht i shtrenjtë kjo për shkak të kosove, jo vetëm përmbajtja por dhe teknologjia që përdoret.
InfoMedia Albania