Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar për një valë të tretë të koronavirusit nëse Gjermania rihapet në mënyrë të gabuar.
“Ne duhet të vazhdojmë të veprojmë me mençuri dhe me kujdes, në mënyrë që një valë e tretë të mos kërkojë një mbyllje të re të plotë në të gjithë Gjermaninë,” tha Merkel në një intervistë me gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung.
Kancelarja paralajmëroi kundër hapjes së shpejtë të vendit pasi mutacioni britanik, i cili besohet të jetë më i transmetueshëm se lloji origjinal i virusit, po përhapet në Gjermani.
Agjencia gjermane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, Instituti Robert Koch regjistroi 11,869 infeksione të reja në njëzet e katër orët e fundit në vend, duke e çuar totalin në 2,414,687. Ndërkaq, numri i viktimave në Gjermani ka shkuar në 69,125.
Shkalla e incidencës mbetet e njëjtë me 61.7 raste për 100,000 banorë. Qëllimi është që niveli i incidencës të shkojë në 35 për 100,000 qytetarë, në mënyrë që të rihapet vendi, ka thënë Merkel