Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi,ka pësuar një aksident të rëndë rrugor një natë më parë, dhe gjendja e tij shëndetësore vazhdon të jetë e rënduar.
Sipas raportimeve të mediave, ish-banori i Big Brother ka qenë duke u kthyer nga Shqipëria drejt Kosovës në autostradën që çon në Prishtinë, kur papritur njëra nga gomat e makinës së tij ka shpërthyer, duke e bërë atë të humbasë kontrollin e automjetit.
Për pasojë, makina e tij ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një fushë të hapur.
Dëshmitarët kanë treguar se aksidenti ka ndodhur shumë shpejt dhe Meritoni ka mbetur i bllokuar brenda automjetit për rreth një orë, derisa ekipet e shpëtimit kanë arritur në vendngjarje dhe e kanë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.
Gjendja e tij shëndetësore po ndiqet nga stafi mjekësor dhe të afërmit, ndërkohë që të gjithë shpresojnë për një rikuperim sa më të shpejtë.