Deklarata e Meridianit se Romeo e kishte kërcënuar u shndërrua në kryefjalën e mediave dy ditë më parë. I kontaktuar nga “Panorama Plus”, ish-banori i “Big Brother” u shpreh se pas deklaratës së bërë, ai nuk ka pasur asnjë kontakt tjetër me Romeon, madje as nuk pret një kontakt me të. Më tej, ai rrëfeu se ngjarja ka ndodhur më 10 janar, fill pas daljes së tij nga “Big Brother”.
I pyetur nëse do të pranonte një përballje me të rreth asaj çfarë ka ndodhur, Meridiani u shpreh se nuk ka asnjë arsye për këtë përballje. “Pas telefonatës nuk kam pasur asnjë kontakt, aty u mbyll, kaq. Nuk kam arsye për një përballje me të, lojtar ka qenë Donaldi, jo Romeo” u shpreh Meridiani.I ftuar në “News24” në “Rrugëtim me Anilën”, ai zbuloi për herë të parë se ka marrë një telefonatë nga Romeo për t’u takuar dhe shton se vetëm pak minuta më pas, ai kishte bërë një status kundër tij, duke mos pritur asnjë sqarim me të.
“Pas një statusi që bëra papritur, më erdhi një telefonatë që më kërkoi të takohesha. ‘Absolutisht po – i thashë – mund të takohemi’, se ne veriorët e kemi pak pjesën e krenarisë. Kjo ishte pjesa më e bukur, iu përgjigja telefonatës me shumë qytetari dhe pas 30 minutave më ndodhi e njëjta gjë si në shtëpi, pabesia nga mbrapa. Më pas u bë një status denigrues ndaj meje dhe u prek ajo pjesa që unë di të reagoj dhe di si t’i nxjerr njerëzit nga vetja. Kush ishte pas telefonit? Romeo, dora vetë”, – u shpreh Meridiani.