Mentor Hadërgjonaj, një nga personazhet e dikurshëm të dosjes “Kokaina”, një histori ndërkombëtare e antidrogës përgjatë 2001 ka riprovuar sërisht prangat. Siç bëjnë me dije burime të Policisë, 52 vjeçari u ndalua pas shtatë ditëve i shpallur në kërkim policor, pasi është kallëzuar nga i vëllai për dhunë në familje.
I dyshuari që mban emrin Din Gjonaj u denoncua nga i vëllai Adem Hadërgjonaj, që ka rrëfyer në polici se konflikti mes anëtareve të familjes nisi për posedimin e një objekti në Tiranë. Mentor Hadërgjonaj sipas të vëllait ka shkuar në ish ndërmarrjen e materialeve të prodhimit dhe i ka kërkuar familjarit të tij të dalë prej andej.
Siç referon policia i dyshuari gjendej nën shoqërinë e shtetasit S.K , një tjetër i bashkëdënuar me Hadërgjonajn gjatë megaprocesit të kokainës. “Ata më kërcënuan se duhet të dal nga banesa që kam brenda këtyre ambjenteve, tregon kallëzuesi. Më pas vëllai më kapi për fyti dhe pastaj këputi çelësat e objektit. S.K, nuk më preku me dorë, por më thanë se do më nxirrnin zvarrë“ shton më tej denoncuesi .
Burimet e policisë shtuan Mentor Hadërgjonaj dyshohet për dhunë një familje, ndërsa 52 vjecari nuk e ka pranuar akuzën. Mentor Hadërgjonaj, nga Kosova në vitet 2000 ka pasur në dorë gjithë tregun e kokainës e Europës Qendrore. Ai ka qenë edhe ish-bashkëshorti i këngëtares së njohur Albërie Hadërgjonaj.