Ditën e djeshme në Për’puthen janë prezantuar konkunretët djem, që këtë sezon do të kenë “fatin” të zgjedhin ata se me cilat vajza do të dalin. Megjithatë, ka qenë njëri prej tyre që ka tërhequr vëmendjen gjatë prezantimit të tij në studio, jo për dicka që ka thënë , por se si është paraqitur.
Kështu, Arbër Avdyli ka ardhur në studio me këmishë, por pa pantallona. Djali që merret me hartim dhe menaxhim projektesh, pozicion në të cilin sipas tij i mban gjithmonë pantallonat veshur, ka zgjedhur të vijë kështu pasi do të sjellë një “risi”, përvecse është pa komplekse dhe shumë i lirshëm.
Gjithsesi, atij ja kanë gjetur një palë pantallona dhe për më tepër e ndihmuan vajzat ta veshin, kështu që edhe nëse nuk e ka arritur qëllimin me risinë e tij, nuk i doli keq…