Melisa Lleshi dhe Andi Shehi kanë qenë në qendër të vëmendjes këto 24 orë pasi Melisa tha dje se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. 22-vjeçarja publikoi një status ku shkruante: “Para se t’ja nisni të gjithë, dijeni s’dua pyetje! Ju vu pika muhabetit!”. Pas kësaj, Melisa fshiu të gjitha fotot me Andin dhe e ka hequr atë nga Instagrami, ndërkohë që ky i fundit i mbajti postimet me të.
Por prisni se gjërat nuk janë siç duket. Ndonëse ish-konkurrentja la të kuptohej se ndarja e tyre ishte përfundimtare, sot ka treguar se ka qenë e gjitha një zënkë e momentit.Ajo ka publikuar në Instastory një foto të Andit, krahas së cilës ka shkruar se e gjitha ka qenë një zënkë e momentit dhe se ata janë sërish bashkë: “Hë me mooo se kush është ajo femër që s’ka bërë “namin” pas një zënkë. Ndjesë por jemi bashkë përgjithmonë”.-shkruan ajo.