Puntata e fundit e “Për’puthen” nuk kaloi pa diskutime, takime dhe deklarata nga konkurentët. E ndërsa Bora Zemani është infektuar me Covid dhe në vend të saj po e marrin përsipër moderimin konkurentet, njëra prej vajzave që është diskutuar shumë këto ditë bëri një deklaratë që ngre dyshime. Teksa ju kërkua nga Ana që ka marrë rolin e prezantueses të zgjidhte një nga djemtë në takim, Melisa nuk preferoi të zgjidhte asnjë prej tyre. Ajo deklaroi që të dielën në puntatën “Prime” ka diçka shumë të rëndësishme për të komunikuar dhe për këtë arsye nuk mund të dalë me asnjë nga djemtë.
Gjatë këtyre ditëve por edhe më parë, Melisa është diskutuar për një lidhje të mundshme me Andin i cili po ashtu ka qenë shumë i diskutuar këto kohë për shkak të trinomit: “Tea-Andi-Beart”
Duke dashur që këtë diskutim t’ja lërë “Prime”, Melisa la të kuptohej që do të flitet pikërisht për këtë temë. Deri të dielën do të duhet të presim!