Një rubrikë e re do t’i shtohet emisionit të përjavshëm të së dielës në ekranin e “Top Channel”, “E diell”. Lajmi është bërë me dije nga Olti Curri, i cili se pas largimit nga “Përputhen” ka vendosur të rikthehet sërish në këtë ekran.
“Maskat” quhet show i cili sipas burimeve të “Who” do të drejtohet nga Megi Pojani dhe në juri do të jenë dy artistet e njohura, Eranda Libohova dhe Zaimina Vasjari së bashku me Oltin.
“E diell” nis sezonin e ri këtë të dielë dhe ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse presim për të zbuluar më shumë detaje.