Megi Pojani ka ngjallur kureshtje dhe spekulime me një postim të fundit në Instagram, ku la të kuptohet se do të rikthehet si moderatore e programit të njohur “PërPuthen” në sezonin e ardhshëm televiziv.
Në postimin e saj, ajo ka ndarë një foto nga një puntatë e sezonit të kaluar dhe ka shoqëruar imazhin me një mbishkrim thumbues: “Përputhen nuk është për të dobëtit.” Kjo deklaratë e saj ka ngjallur reagime, duke lënë të kuptohet se Pojani është gati të përballet me sfidat e reja që sjell ky program, ndërsa i drejtohet edhe rivalëve të saj në mënyrë indirekte.
Ky postim ka ngritur shumë pikëpyetje dhe pritshmëri për sezonin e ardhshëm të “PërPuthen”, duke lënë publikun të presë me padurim rikthimin e Megi Pojanit në ekran.