Prezantuesja e rubrikës “Maskat” në “E diell”, Megi Pojani, ka disa ditë që ka njoftuar se është prekur nga Covid-19 e për këtë arsye është vetëkarantinuar. Ama nuk mungoi kurrsesi në skenën e “E diell”.
Edhe pse jo e pranishme fizikisht Megi e drejtoi episodin e sotëm të “Maskave” nga shtëpia me Skype. Ajo u shfaq në ekran e veshur me robëdëshambër dhe pa makeup.
Me këtë rast pamë sesi duket dhe Megi Pojani pa makeup, ose më mirë të themi nga ai makeup-i ku dukesh sikur nuk ke bërë makeup. Deri tani kemi parë intervista me të ftuar nga shtëpia, këngë nga shtëpia, orkestër nga shtëpia dhe ja ku Megi edhe prezantoi në një spektakël nga dhoma e saj. Vetëm filmi ka ngelur pa u luajtur nga divani i shtëpisë.
Për fat të mirë, Megi po e kalon virusin në gjendje jo të rëndë, megjithatë është izoluar krejtësisht. Disa herë gjatë programit prezantuesja u ka bërë thirrje teleshikuesve të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat.