Megi Luka është vajza që është kurorëzuar mbrëmjen e djeshme si Miss Universe Albania 2015. Bukuroshja Luka është përzgjedhur edhe si Miss Social Media, si më e votuara edhe në rrjetet sociale. Juria e përbërë nga kryetar aktori italian Gabriel Garko, Bleona Qereti, Armina Mevlani dhe Heidi Lushtaku kanë vendosur bukuroshen nga Fushë-Kruja si përfaqësuesen e Shqipërinë në Shangai në Miss Universe 2015.
Duke filluar nga kjo e diel, Megi është pjesë e vajzave shoqëruese të Telebingos Shqiptare, në programin “E diela Shqiptare”, në Tv Klan
Spektakli i organizuar në Pallatin e Kongreseve ka pasur shumë të ftuar VIP, disa prej të cilëve Çiljeta Xhilaga, Noizy, Era Istrefi etj.
Marre nga Class