Beteja gjyqësore midis Meghan Markle dhe dy tabloideve britanike që ajo po padit – Daily Mail dhe Mail Sanday – mund të shtyhet deri në minutën e fundit. Sipas Sun, në fakt, Dukesha e Sussex po përpiqet në ekstremis të shtyjë gjyqin në Gjykatën e Lartë të Londrës, i cili aktualisht është caktuar për datën 11 janarë.
Stafi ligjor i ish-aktores amerikane, në fakt, ka kërkuar të shtyjnë çështjen dhe një përgjigje pritet në orët e ardhshme. Nëse kërkesa pranohet – specifikon Sun – Meghan nuk do të thirret për të dëshmuar në janar. Duket gjithashtu se avokatët e saj po kërkojnë mënyra për të kundërshtuar disa elemente të mbrojtjes, mbi të gjitha përdorimin e biografisë së paautorizuar.