Gjigandi televiziv italian Mediaset Italia ka njoftuar se do të lancojë shërbimin e saj OTT, Mediaset Play më 2018.
Kompania e ka cilësuar këtë gjë si një hap mjaft të rëndësishëm për vetë emrin e Mediaset por edhe një mundësi shumë e mirë për shërndarjen e programeve në “TV on Demand”.
Shikuesit do të kenë mundësinë të luajnë videotekën që Mediaset do të serviri, të rregjistrojnë programe, ta lënë atë në mes për ta riparë më vonë etj. Ndërkohë reklamuesit nuk do të mbeten pas. Sipas Mediaset, të gjithë ata që do të reklamojnë do të kenë një pozicion të mirëplanifikuar për promovim./ima/