Kompania mediatike italiane Mediaset do të lëshojë onair një kanal të ri tematik nën emrin Canale 20.
Së fundmi Mediaset ka prezantuar logon dhe programacionin e pasur të kanalit të ri, që do të nisë transmetimin më datë 3 prill 2018 në pozicionin LCN 20 të digjitalit tokësor italian.
Kanali do të përmbajë një programacion të fokusuar për një target grup femëror në day time dhe për një target grup mashkullor e rinor në prime time. Filmat dhe serialet do të jenë protagonistët e kanalit të ri të Mediaset.
Canale 20 do të debutojë live në 3 prill, në orën 19:30 me intervista dhe të ftuar duke pritur ndeshjen e Champions League Juventus – Real Madride për të vazhduar me transmetimin ekskluziv të ndeshjes.