Gjigantët italianë të kompanisë “Mediaset” e cila ka të drejta ekskluzive për transmetimin e ndeshjeve të Champions Leagues, po shqyrton veprime ligjore për shkak se në faqen e Facebook-ut “SSC Napoli Stream” është transmetuar drejtpërdrejt kjo përballje.
Ende nuk dihet nëse kjo faqe është në pronësi ose jo të klubit, por kompania në fjalë tashmë do ndjekë të drejtën ligjore për të zgjidhur çështjen në fjalë.
Kujtojmë që Napoli fitoi ndeshjen 4-2 përballë Benficës të vlefshme për fazën e grupeve të Champions Leagues.