Silvio Berlusconi, presidenti dhe drejtuesi i Mediaset Italia ka njoftuar se kanali LCN 20 i digjitalit tokësor italian është blerë nga kompania. Ai u shpreh se aktualisht ende nuk është vendosur diçka konkrete mbi kanalin pasi janë duke studiuar se për çfarë programi do të transmetojnë.
Marrëveshja është mbyllur me Television Broadcasting System (Rete Capri) në itali me një shumë prej rreth 10 milionë eurosh sipas burimeve. Ashtu siç ishte thënë edhe në formën e një thashethemi nga mediat italiane, Berlusconi konfirmoi se kanali do të jetë i dedikuar publikut të ri dhe veçanërisht gjinisë mashkullore, duke u kategorizuar si një kanal mini-entertainment.