Vendimi për dhënien e të drejtave televizive Televizionit Publik spanjoll TVE të ndeshjeve kryesore të La Liga dhe Copa Del Rey ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Mediaset Espana. Sipas saj vendimi i LFP për dhënien ekskluzive TVE-se rezulton të jetë një shkelje e të drejtave të televizioneve private si edhe të të drejtave të spektatorëve.
Mediaset Espana, sipas asaj që është shkruar në të përditëshmen sportive Marca, ka kritikuar fortë këtë skenar të ri. Historikisht ndeshjet kryesore të Ligës kanë qenë të disponueshme për të gjitha televizionet. Sipas Mediaset: “Marrja e të drejtës ekskluzive nga televizioni publik kufizon të drejtën e informimit të mediave të tjera dhe favorizon televizionin publik”, i cili përveçse ka marrë të drejtat televizive falë parave të tatimpagueseve spanjoll, ka shpallur edhe një humje në bilancin vjetor.
TVE ka fituar të drejtën për të transmetuar ndeshjet kryesore të La Liga dhe Copa del Rey për rreth 12 milionë euro (në krahasim me 10 milionë të Mediaset), por ka njoftuar kohët e fundit se ka e mbyllur vitin e kaluar me një humbje prej rreth 100 milionë euros dhe një borxh të konsiderueshëm.