Duke filluar nga sot Mediaset do të ndryshoj imazhin e kanalit kryesor, Canale 5 i cili vjen me një logo të re të rishikuar.
Ndryshimi i brand-it do të shoqërohet me spote televizive për promovimin e tij gjatë muajit në vazhdim. Përveç logos e cila ruan identitetin, ndryshimet do të ndiqen edhe me veshjen grafike dhe studion e re të lajmeve.
Në fakt logo e re Canale 5 ndjek një ndryshim të lehtë të brand-it, gati i papërfillshëm për publikun prej gati 38 vitesh, duke ruajtur kështu traditën e logos më të njohur italiane.
Lo e re 2018 – që nga kjo e hënë 16 prill do të jetë live – janë krijuar nga Mirko Pajè, drejtori kreativ i Mediaset, ndërsa veshja grafike që do të ipaktojë kanalin në vazhdim është frut i një gare me tender ku janë përfshirë katër agjensi ndërkombëtare.