Javët e fundit të gjithë keni lexuar në imalbania.com për krizën e Katarit e cila ka përfshirë gjithashtu edhe median. Arabia Saudite dhe tri vendet e tjera kanë hequr nga lista prej 13 pikash si kusht për çbërjen e krizës me Katarit, ultimatumin për mbylljen e kanalit informativ AlJazeera.
Por ata do të kërkojnë ndryshime në administrim.
Arabia Saudite dhe tre vende të tjera arabe nuk do të kërkojnë mbylljen e Al Jazeera si pjesë e një liste 13 pikësh të kërkesave të Katarit.
Por ata do të kërkojnë ndryshime. Në një intervistë të botuar nga gazeta The Times të mërkurën, Noura al-Kaabi, ministre e Emirateve Arabe për këshillin federal kombëtar, tha se Emiratët kërkuan “ndryshim rrënjësor dhe ristrukturim” të Al Jazeera në vend që ta mbyllnin atë.
“Stafi i televizioninit mund të qçnsorjë në punë dhe Katari mund të financojë ende një kanal televiziv, por me kusht që ky kanal të mos jetë një ndihmesë për përhapjen e frymës ekstremiste radikale” tha Kaabi për The Times.
Ajo gjithashtu tha se grupi i udhëhequr nga Saudia ishte gati të negocionte me Katarin.
“Ne kemi nevojë për një zgjidhje diplomatike. Ne nuk po kërkojmë një përshkallëzim. ”
Por Al Jazeera Media Network tha në një deklaratë, “Al Jazeera Media Network refuzon çdo ndërhyrje të jashtme që ka të bëjë me strukturën e saj organizative apo misionin gazetaresk, dhe përsërit pavarësinë e saj dhe qëndrimin profesional editorial.
“Al Jazeera vazhdon të qëndrojë pranë gazetarëve dhe institucioneve të medias në nivel global për të drejtën e tyre për të ushtruar gazetari pa frikë apo kërcënime. Një nga gurët themelorë të mediave të lira është sigurimi i aftësisë së saj për të vepruar në mënyrë të pavarur, pa ndërhyrje ose censurë nga qeveritë apo ndonjë parti tjetër. ”
“Gjatë 20 viteve të fundit, Al Jazeera ka demonstruar pavarësinë editoriale dhe refuzimin për t’u përkrahur nga presionet nga dikush, duke shërbyer si një testament për angazhimin tonë ndaj vlerave universale të gazetarisë”.
Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti imponuan një bllokadë të tokës, detit dhe ajrit në Katar më 5 qershor./imalbania.com/