“La Fortuna fa 90” në Agon Channel. E frikshme dhe e mërzitshme.
Kjo është një përmbledhje që mund t’i bëhet lojës televizive të Agon Channel Italia, e cila puntatën e parë e pati në dhjetor të 2014-ës,me prezantuese Sonila Meçon.
Një orë lojë, që duket një pafundësi.
Sonila Meço, një gazetare dhe moderatore drejton dhe këtë lojë në italisht… (!), një lojë që vjen direkt nga vitet ’80. Dhe kjo moderatore ka adoptuar në perfeksion stilin e viteve ’80 (druaj se këtë gjë e ka bërë në mënyrë inkoshiente).
Sikur të mos ishte për flokët e shtrira dhe fustanet pa spaleta, do të ishte e vështirë të mos e merrje si një moderatore të asaj epoke.
Me një entuziazëm fals, të marrurit me nge, një ngadalësi tipike e një televizioni që nuk kishte njohur ende “gëzimin” e formateve të shkurtra.
Por e gjitha kjo, duket shumë pak për të apasionuar spektatorët e sotëm.
E vështirë për të krijuar një stil origjinal. Të shpresojmë që Agon të na arrijë shpejt.
Tani për tani mund të themi që e ardhmja e premtuar nga Agon, është e shkuara jonë. Dhe kjo…nuk është shumë premtuese” shkruhet në mediat italiane.
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU
Marre nga Gazeta Dita