Media Globe Networks zoteron tashme 53% të aksioneve të kanalit ndërkombëtar të lajmeve Euronews.
Disa muaj pas shpalljes së negociatave, Euronews njoftoi se Globe Media Networks, një kompani në pronësi të familjes Sawiris dhe e udhëhequr nga Naguib Sawiris, tani mban 53% të aksioneve të kanalit ndërkombëtar të informacionit me seli në Lion.
Shumica aksioneve është blerë nëpërmjet një rritje të kapitalit prej 35 milion euro. Pjesa e mbetur prej 47% të aksioneve të mbeten në posedim të aksionarëve të njohur të Euronews: 21 kanale televizive publike dhe tre autorite lokale. Hyrja e Media Globe Networks në kapitalin e Euronews vjen pas disa muaj negociatash, të ratifikuara nga Mbledhja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme më 19 qershor. Pas kësaj date, me një Marrëveshje speciale të Aksionerëve është nënshkruar nga shumica e aksionarëve publik, duke ratifikuar kështu hyrjen e Media Globe Networks në kapital.
Euronews do të administrohet nga tri organe të veçanta: Bordit Mbikëqyrës, Bordi Editorial dhe Bordi i Drejtorëve. Dhjetë anëtarët e Bordi Editorial do të jenë gazetarë ose kanë një përvojë të gjerë në industrinë e medias. Shtatë nga dhjetë anëtarët e Bordit Editorial, duke përfshirë Presidentin, do të emërohen drejtpërdrejt nga aksionerët publike të Euronews. Themelimi i Bordit Editorial do të lejojë një kontroll aktiv të përhershëm në pavarësinë dhe pluralizmin e linjës editoriale të Euronews. Kjo governance e re, e ratifikuar nga të gjithë aksionarët, do të sigurojë mbrojtjen e misionit të interesit të përgjithshëm të kanalit ndërkombëtar të informacionit dhe të pavarësisë së saj editoriale.
Bordi Mbikëqyrës rizgjidhet për një periudhë katër vjeçare. Postin i Drejtorit i eshte besuar Michael Peters, CEO i Euronews.
Euronews, i themeluar në vitin 1993, prodhon lajme dhe rubrika ndërkombëtare 24 orë në 24 në 13 gjuhë, i ndjekur nga 425 milion familje në 158 vende.