Sipas një studimi të zyrës së integjencës së medias pranë EBU, Unionit të Transmetuesve Publik Europian, rezulton se Televizioni dhe Radio janë burimet mediatike më të besuara.
Për më tepër, mediat publike (PSM) të mirë-financuara një demokraci dinjitoze
Në shtetet me një PSM të fortë, ka një liri më të madhe të medias; pjesmarrje më të lartë në votime dhe zgjidhje bashkëqytetare; ekstremizëm me të ulët dhe jo nivel të lartë të përkrahjes së tij; dhe kontroll më të mirë të korruspsionit.
Raporti i EBU, bazohet në sondazhin e 84-ët të Eurobarometrit, të mbajtur nga Komiteti Europian në 33 shtete.
Ai tregon se 55% e qytetarëve Europian, kanë tendencën të besojnë më tepër radion, dhe 48% e tyre të njejtën për televizionin. Media e shkruar, interneti dhe media sociale arrijnë nivele të ulta të besimit ndaj publikut, rreth 20%.
Rezultatet tregojnë se Radio dhe Televizioni, është mjaft i besueshëm në vendet Nordike, Estoni dhe Europën Juglindore. Ndërsa media e shkruar është pjesërisht e besueshme në Europën Juglindore, dhe shumë e besueshme në Finland, Norvegji, Shqipëri dhe Portugali.
Media Sociale dhe Portalet Online janë më tepër të besueshme në Europën Perëndimore, por me tendencë për të mos qënë në Francë, Belgjikë, Irland, Suedi dhe Britaninë e Madhe.
Duke komentuar studimin Roberto Suarez Candel, drejtuesi i Shërbimit të Inteligjencës Mediatike në EBU, tha se “Nuk është aspak suprizë që televizioni dhe radio janë mediat më të besuara”.
“Publiku tashmë ka një raport të ngushtë me radion dhe televizionin, të cilët janë burimi kryesor i informacionit dhe argëtimit.”- u shpreh ai.
Në EBU bën pjesë gjithashtu edhe Shqipëria e cila përfaqësohet nga Radio Televizioni Publik që prej vitit 1999.
Copyright IMAlbania.com | Ndalohet ribotimi pa autorizim nga redaksia!