Në një intervistë për Ora News, gazetarja dhe drejtuesja e emisioni “Tempora” në RTV Ora Sonila Meço, u shpreh se gazetarët janë të detyruar që të respektojnë me rigorozitet rregullat e vendosur, ndërsa qeveria mund të shembë dhe të bëjë veprime duke anashkaluar parlamentin e gjykatat.
Meço tha se rasti i gjobës nga emisionit “Tempora” mund të kthehet në një rast abuzimi me të drejtat dhe liritë e njerëzve, duke vendosur gjoba abuzive.
Meço: Në këtë situatë ne jemi të detyruar që t’i respektojmë me regorozitet të gjitha rregullat e vendosura, ndërsa qeveria mund të shembë, mund të ndërmarrë veprime me asnjë transparence, duke anashkaluar parlamentin dhe gjykatat. Pra, këtu është gjithë problemi, se kjo nuk është çështje vetëm e imja. Unë kam provuar edhe në vitin 2015 këtë gjë, ku pushteti është gjendur fajtor edhe në gjykata ndërkombëtare dhe nuk ka pasur pasojë.
Ky rast mund të kthehet në një abuzivitet për të marrë të drejtat dhe liritë dhe për të vendosur gjoba abuzive. Nëse ne e mirëkuptuam OSHEE-në që u vendosur vlera të faturimit për shkak të mungesë së kontrollit, si ka mundësi që autoritet nuk kupton individin. Këtu ka një problem në llogaridhënien e autoriteteve si dhe një disproporcion mes publikut dhe autoriteteve.
Meço shtoi se kjo kohë pandemie mund të shfrytëzohet për propagandë, prandaj është e nevojshme transparenca e medias.
Meço: Studiot televizive janë të hapur, qysh nga 3 veta deri në 30 veta. Media do të vazhdojë ta bëjë punën e saj edhe pa të ftuar në studio, edhe sikur të ndalohen emisionet televizive. Ka ardhur momenti që secili të ndërtojë median e tij, mund të mbyllen televizionet, se kjo qeverisje e ka precedentin.
Këtë pandemi mund ta shfrytëzojë shumë mirë propaganda ose publiku shqiptar, kështu që për mua është e papranueshme, se shikojmë ministrin në Vlorë i shoqëruar me shumë persona ose bizneset ku ka shumë klientë, duke mos respektuar distancën. Si ka mundësi që problemi është ky? Unë do të pres sepse-të e autoriteteve.