Reperi i njohur shqiptar Arkimed Lushaj, gjithashtu i njohur si Stresi, ka kërkuar falje për dhunën e përdorur në protestën e 9 dhjetorit, një ditë pas vrasjen së Klodian Rashës.
Në një reagim zyrtar, Stresi shkruan se i vjen keq që disa efektivë të Policisë së Shtetit që mbetën të lënduar nga protestuesit. Ndërkohë që ndër rreshta ka pranuar edhe faktin që ai ishte një prej organizatorëve të ngjarjes.
Postimi
“Sa për informacion, po Stresi ka qënë organizator i protestës për vrasjen e një të riut nga një punonjës shtetit. Por kur është organizuar protestë paqësore për drejtësi. Por shkaku që turma ka qënë e madhe dhe s’ka mundësi kush do që të jetë ta mbajë protestën +2000 veta qetësinë në nivel të qetë por duhet ta dimë që jo të gjithë policët janë të njëjtë sikur gishtat e dorës së njëriut. Ne si stafi i “BadBoysLabel” dhe Stresi iu kërkojmë falje dhe shërim disa policëve të pafajshëm që janë lënduar në protestë. Por në tani konfirmojnë dhe pranojmë që familjen e Klodianit ta ndihmojmë dhe financiarisht apo s’patën nevojë. Zoti e pastë mëshiru në xhehnet vëllaun tonë, Klodianin,”-shkruhet në njoftim.
Stresi është shpallur në kërkim pasi akuzohet si një prej organizatorëve të protestës. Sipas miqve të tij, ai është duke u kërkuar nga Policia kudo me Hummer-a.